DHOMA DELUXE

21 Dhoma | 26 – 30 m²

Dhomat Deluxe ruajnë origjinalitetin e tavaneve të larta me një estetikë elegante, klasike të dizajnit bashkëkohor për të maksimizuar hapësirën dhe rehatinë.. Duke ofruar pamje frymëzuese, eksperienca e personalizuar e mysafirëve fillon me detajet luksoze të dhomës, të kombinuara nga teknologjia e fundit. Dhomat Deluxe ofrojnë të gjitha komoditetet moderne për një qëndrim relaksues duke përfshirë lidhje interneti Wi-Fi, TV satelitor të sheshtë, kanale radio, telefon , frigorifer, ajër të kondicionuar, kasafortë private si dhe pajisje për përgatitjen e kafesë dhe çajit.
Duke mbuluar 26 – 30 metra katrorë hapësirë ​​banimi, dhomat vijnë të kompletuara me krevate dyshe ose dopio, një banjo me peshqir, tharëse flokësh, dush, kabine dushi, pasqyrë, shampo dhe xhel dushi, sapun, kapuc dushi dhe 50% e dhomave kanë ballkon me një tavolinë dhe karrige.

Kapaciteti : 2 te rritur ose 2 te rritur + 1 femije

Fasilitetet e Dhomës

Ballkon

Kondicioner Qëndror

Ndalohet Duhani

Dhoma Akustike

Wi-Fi

Desheme Parketi

Telefon

Karrige

Kasafortë

Pantofla

Paisje Tualeti

Gotë e Sterilizuar

Çajnik

Tapet

Frigorifer / Minibar

220 - 240 Volts

Zgjim "Me Kërkesë"

Divan

Abazhur

Garderobë / Dollap

Karrige dhe Tavolinë në Ballkon

Pasqyrë Muri

SOS Sistem Kujdesi

Tharëse Flokësh

TV

Kanale Kabllore & Satelitore

Për të bërë një rezervim klikoni në butonin “Rezervo Tani” që ndodhet në menunë kryesore ose mund të KLIKONI KETU .
Pasi të klikoni në butonin e rezervimit, do të dërgoheni në një faqe ku do të duhet të plotësoni disa etiketa si datat e qëndrimit në hotel dhe sa persona jeni, më pas do të hapet një faqe tjetër ku do të shfaqen dhomat e disponueshme në datën që kërkoni, pasi të zgjidhni dhomën do t’ju kërkohet të bëni një parapagim prej 30% të vlerës totale të dhomës për të siguruar rezervimin tuaj.

Paketa Half Board:
Mëngjesi: Ushqimi në bufe të hapur, kafe amerikane, shumë lloje çajrash, qumësht i nxehtë/ftohtë, kapuçino, lëngje frutash dhe ujë janë të përfshira ne paketë.
Darka: Ushqimi në bufe të hapur dhe uji janë të përfshira në çmim. të gjitha pijet e tjera janë me pagesë shtesë. Në dhomë ka kafe dhe çaj falas.

Paketa Full Board:
Mëngjesi: Ushqimi në bufe të hapur, kafe amerikane, shumë lloje çajrash, qumësht i nxehtë/ftohtë, kapuçino, lëngje frutash dhe ujë janë të përfshira në paketë.
Darka dhe dreka: Ushqimi në bufe të hapur dhe uji janë të përfshira në çmim. Të gjitha pijet e tjera janë me pagesë shtesë. Në dhomë ka kafe dhe çaj falas.

Paketa All Inclusive :
Mëngjesi: Ushqimi në bufe të hapur, kafe amerikane, shumë lloje çajrash, qumësht i nxehtë/ftohtë, kapuçino, lëngje frutash dhe ujë janë të përfshira ne paketë.
Darka dhe dreka: Ushqimi në bufe të hapur, ujë, pije alkoolike-freskuese-kafe të filtruar-kapucino-ujë janë vetëshërbim në restorant.
Vakt i pasdites : Pasditja shërbehet me bufe të hapur në restorantin kryesor.
Pije: Lobby Bay nga ora 10:00-22:00. Beach Bar 11:00-18:00 Coca Cola, Pepsi, Fanta, 7 up, Sprite, Lëngje frutash, Kafe e Filtruar, Kapuçino, Çajra, Ujë, Birrë me kriko, Verë e kuqe/Bardh, Raki, Vodka,, Fernet, Raki, Uiski , shërbehen pa pagesë në gota.
Në dhomë ka kafe dhe çaj falas.

30% PARAPAGESAT: Të gjitha parapagimet si politika e hotelit nuk janë të rimbursueshme në rast se klienti nuk shfaqet ne daten e rezervuar ose ndryshon diten e ardhjes por nuk njofton hotelin. Anulimet për arsye të rëndësishme si vdekja e njërit prej udhëtarëve apo të afërmve të tyre, mund të përfitojnë 100% nga kompensimi duke zbritur të gjitha kostot e transfertave bankare që do të shërbejnë për realizimin e anullimit te rezervimit. Të gjitha arsyet e tjera do të vlerësohen nga hoteli dhe mund të zgjidhen si më poshtë.
– Ndryshimet e datës (klienti do të duhet të paguajë çmim shtesë, nëse ka dhoma te lira ne daten qe klienti do te bej ndryshimin)
– Transferimi i paketës së pushimeve te një i afërm ose i njohur i klientit.
– Sigurimi i një kupon në vlerën e parapagimit i cili mund të përdoret brenda 2 viteve nga lëshimi i tij.