Informacione Rreth Hotelit
Ne sjellim një perspektivë të re dhe një qasje të ndryshme ndaj mikpritjes moderne. Resorti ynë luksoz me 4+ yje, i projektuar sipas standardeve të larta të Sandy Beach Resort, ofron rehati të jashtëzakonshme dhe shërbim të shkëlqyer.
Rehatia dhe qetësia janë përparësitë tona kryesore për mysafirët. Resorti ka një dizajn arkitektonik unik, të krijuar posaçërisht për të sjellë momente vërtet të paharrueshme në jetën tuaj.
Sandy Beach Resort 4* përbëhet nga një ndërtesë katërkatëshe, e shtrirë në një sipërfaqe totale prej 4,000 m². Brenda saj ofrohen 106 dhoma, duke përfshirë dhoma standard, superior, deluxe, familjare dhe suita, duke siguruar një shumëllojshmëri opsionesh akomodimi për të përmbushur nevojat e çdo mysafiri.
Fact Sheet
Shpjegimi i Bordeve
Half Board

All Inclusive
Paketa All-Inclusive përfshin mëngjesin, drekën, snacks pasdite dhe darkën, si dhe një përzgjedhje të pakufizuar pijesh alkoolike dhe joalkoolike.Pijet shërbehen nga ora 10:00 deri në 22:00 në barin e pishinës dhe nga ora 11:00 deri në 18:00 në barin e plazhit.

Cfarë përfshin çdo bord :
- Akses në 3 pishina – 2 pishina të jashtme dhe 1 pishinë të brendshme me temperaturë ambienti. (Pishina e brendshme është e ngrohur gjatë sezonit të dimrit)
- Plazh privat
- Peshqirë pishine me ndërrim ditor
- Çadra dhe shezlongë në plazh dhe pranë pishinës
- Sportet ujore për të rritur dhe fëmijë (sezoni veror)
- Muzikë live dhe mbrëmje festive
- Kids Club dhe Kids Garden me edukatorë
- Animacione dhe mini-diskotekë për fëmijë (sezoni veror)
- Qendër fitnesi
- Volejboll në plazh (sezoni veror)
- Pingpong dhe futboll (sezoni veror)
- Kafe dhe çaj në dhomë
- Parkim privat dhe WiFi
Buffet Restaurant

Mengjesi 07:30 – 10:00
Dreka 12:30 – 14:30
Pas Dreka 16:30 – 17:00
Darka 19:00 – 21:00
Lobby Bar

07:00 -23:30
A la Carte

11:00 -23:00
Beach Bar

07:00 – 00:00
11:00 - 18:00
Pool Bar

10:00 – 22:00
Politikat e Hotelit
DHOMAT

- Ushqimi dhe pijet nga jashtë nuk lejohet në dhomë.
- Duhani nuk lejohet në dhomë (penalizim prej 50 Euro).
- Minibar-i rimbushtohet çdo ditë dhe është me pagesë shtesë.
- Një shishe uji (një herë gjatë check-in-it), çaj dhe kafe (çdo ditë) në setin e ngrohësit janë pa pagesë.
- Pastrimi i dhomës dhe ndërrimi i peshqirëve çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:00.
- Pastrimi i çarçafëve të dhomës, çdo 3 ditë.
KENDI FEMIJEVE

- Orari i hapjes
09:00 – 13:00 / 15:00 – 19:00 - Para se të hyni, hiqni këpucët dhe futini brenda në dollap.
- Fëmijët nën 4 vjeç duhet të shoqërohen nga prindërit e tyre.
- Nuk duhet të sillni apo hani ushqim brenda klubit të fëmijëve.
- Edukatore për kujdesin dhe argëtimin e fëmijëve.
AMBJENTET BRENDA

- Nuk lejohet të ecësh brenda hotelit me rroba banje.
- Nuk lejohet hyrja në hotel me rroba të lagura.
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen në ambientet e hotelit.
- Në ashensor nuk lejohen të futen më shumë se 7 persona njëkohësisht.
- Klientët nuk mund të sjellin miq nga jashtë hotelit në dhomë.
PISHINAT

Pishina Kryesore 09:00 – 19:00
Pishina e Qetë 09:00 – 19:00
Pishina e Brendshme 09:00 – 19:00
- Lexoni rregullat e pishinës të postuara në tabelen pranë pishinës.
- Përpara se të hyni në pishinë është e detyrueshne te beni dush.
- Peshqirët për plazh dhe pishinë ofrohen pa pagesë. Në rast se humbni peshqirin ose kartën e peshqirit, aplikohet nje gjobë prej 15 eurosh.




Rregullorja e Hotelit
KOHA E HYRJES: 14:00
KOHA E DALJES: 11:00
- Klientët mbajnë përgjegjësi të plotë materiale dhe ligjore për çdo humbje, dëm, apo shkatërrim të mobiljeve të hotelit.
- Klientët janë të detyruar të mbajnë paratë dhe sendet e çmuara në kasafortën që ofrohet në dhomën e tyre, e cila është pa pagesë.
- Hoteli rezervon të drejtën të refuzojë përgjegjësinë për ruajtjen e këtyre sendeve.
- Në rast humbje, dëm apo shkatërrim të ndonjë sendi, klienti duhet të njoftojë menjëherë recepsionin.
- Shezlongët nuk mund të mbahen të zënë nëse nuk jeni të pranishëm për më shumë se 1 orë.
- Peshqirët e lënë mbi shezlongët pa mbikëqyrje do të hiqen nga stafi.
PALESTRA
07:00 – 11:00 / 15:00 – 23:00
Qëndroni në formë në hotelin tonë. Shijoni pajisjet tona dhe udhëzimet e ekspertëve. Ju lutemi lexoni rregullat e vendosura në hyrje të palestrës dhe respektoni ato.
SAUNA
09:00 – 19:00
Mund të largoni stresin me facilitetet e saunës sonë. Sauna është e përfshirë gjatë sezonit të dimrit dhe me pagesë shtesë prej 5 EUR/person gjatë sezonit të verës.
SALLA KONFERENCES
Me një sipërfaqe totale prej rreth 110m², salla e konferencës ka një kapacitet prej rreth 70 personash, duke e bërë atë perfekte për mbledhje dhe takime biznesi. Ajo përfshin një ekran LED, mikrofon dhe çdo kërkesë tuajën. Salla është gjithashtu e përshtatshme për t’u ndarë në dy ambiente të veçanta.
SPORT & AKTIVITETE
Hoteli ynë ofron një gamë të gjerë hapësirash për aktivitete, përfshirë pishina, volejboll në plazh, qendër fitnesi, animacione dhe shfaqje të mbrëmjes. Po ashtu, është në dispozicion një gamë e gjerë sportesh ujore, si dhe pingpong, bilardo, tavëll, shah, lojëra me letra dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese.
Ju lutemi vini re se të gjitha sportet dhe aktivitetet janë të disponueshme vetëm gjatë sezonit të verës.



