SUITE ME JACUZZI

60 m²

Suita jonë moderne është projektuar për të ofruar një standard të lartë akomodimi, duke kombinuar funksionalitetin me elegancën bashkëkohore për të krijuar një ambient të rafinuar dhe të përshtatshëm, në mënyrë që të përmirësojë qëndrimin tuaj.

Hapësira prej 60 m² mund të akomodojë 2 të rritur dhe një fëmijë 4-vjeçar. Përbëhet nga një dhomë gjumi me dritë të bollshme natyrale, pamje nga deti dhe pishina kryesore, garderobë të veçantë, krevat dopio king-size (200×200 cm), dyshek cilësor me mbështetje ortopedike dhe tekstile premium.

Në dispozicion për mysafirët janë gjithashtu minibar i kompletuar, kasafortë digjitale të mjaftueshme edhe për laptop, rrobdishane të personalizuar, pantofla të rehatshme, pajisje për përgatitjen e kafesë dhe çajit në dhomë, TV Smart, set hekurosjeje dhe internet me shpejtësi të lartë.

Banja private prej 18 m² ofron pajisje sanitare bashkëkohore, dush të tipit walk-in, si dhe produkte të kujdesit personal.

Pjesë e veçantë e kësaj suite është vaska me hidromasazh ‘jacuzzi’ private, e vendosur në një ambient elegant, duke ofruar një përvojë relaksi të nivelit të lartë. E pajisur me sistem hidromasazhi dhe ndriçim ambient, jacuzzi-ja siguron çlodhje të thellë pas një dite të ngarkuar. Dizajni dhe përdorimi i ngjyrave neutrale krijojnë një atmosferë të qetë dhe profesionale, duke garantuar komoditet maksimal gjatë gjithë qëndrimit.

Kapaciteti : 2 të rritur ose 2 të rritur + 1 fëmijë

Fasilitetet e Dhomës

Ballkon

Kondicioner Qëndror

Ndalohet Duhani

Dhoma Akustike

Wi-Fi

Desheme Parketi

Telefon

Puf

Kasafortë

Pantofla

Paisje Tualeti

Gotë e Sterilizuar

Çajnik

Smart TV

Frigorifer / Minibar

220 - 240 Volts

Zgjim "Me Kërkesë"

Divan Kanape

Abazhur

Garderobë / Dollap

Karrige dhe Tavolinë në Ballkon

Pasqyrë Muri

SOS Sistem Kujdesi

Tharëse Flokësh

Kanale Kabllore & Satelitore

Për të bërë një rezervim klikoni në butonin “Rezervo Tani” që ndodhet në menunë kryesore ose mund të KLIKONI KETU .
Pasi të klikoni në butonin e rezervimit, do të dërgoheni në një faqe ku do të duhet të plotësoni disa etiketa si datat e qëndrimit në hotel dhe sa persona jeni, më pas do të hapet një faqe tjetër ku do të shfaqen dhomat e disponueshme në datën që kërkoni, pasi të zgjidhni dhomën do t’ju kërkohet të bëni një parapagim prej 30% të vlerës totale të dhomës për të siguruar rezervimin tuaj.

Paketa Half Board:
Mëngjesi: Ushqimi në bufe të hapur, kafe amerikane, shumë lloje çajrash, qumësht i nxehtë/ftohtë, kapuçino, lëngje frutash dhe ujë janë të përfshira ne paketë.
Darka: Ushqimi në bufe të hapur dhe uji janë të përfshira në çmim. të gjitha pijet e tjera janë me pagesë shtesë. Në dhomë ka kafe dhe çaj falas.

Paketa Full Board:
Mëngjesi: Ushqimi në bufe të hapur, kafe amerikane, shumë lloje çajrash, qumësht i nxehtë/ftohtë, kapuçino, lëngje frutash dhe ujë janë të përfshira në paketë.
Darka dhe dreka: Ushqimi në bufe të hapur dhe uji janë të përfshira në çmim. Të gjitha pijet e tjera janë me pagesë shtesë. Në dhomë ka kafe dhe çaj falas.

Paketa All Inclusive :
Mëngjesi: Ushqimi në bufe të hapur, kafe amerikane, shumë lloje çajrash, qumësht i nxehtë/ftohtë, kapuçino, lëngje frutash dhe ujë janë të përfshira ne paketë.
Darka dhe dreka: Ushqimi në bufe të hapur, ujë, pije alkoolike-freskuese-kafe të filtruar-kapucino-ujë janë vetëshërbim në restorant.
Vakt i pasdites : Pasditja shërbehet me bufe të hapur në restorantin kryesor.
Pije: Pool Bar 10:00-22:00. Beach Bar 11:00-18:00
Në dhomë ka kafe dhe çaj falas.

30% PARAPAGESAT: Të gjitha parapagimet si politika e hotelit nuk janë të rimbursueshme në rast se klienti nuk shfaqet ne daten e rezervuar ose ndryshon diten e ardhjes por nuk njofton hotelin. Anulimet për arsye të rëndësishme si vdekja e njërit prej udhëtarëve apo të afërmve të tyre, mund të përfitojnë 100% nga kompensimi duke zbritur të gjitha kostot e transfertave bankare që do të shërbejnë për realizimin e anullimit te rezervimit. Të gjitha arsyet e tjera do të vlerësohen nga hoteli dhe mund të zgjidhen si më poshtë.
– Ndryshimet e datës (klienti do të duhet të paguajë çmim shtesë, nëse ka dhoma te lira ne daten qe klienti do te bej ndryshimin)
– Transferimi i paketës së pushimeve te një i afërm ose i njohur i klientit.
– Sigurimi i një kupon në vlerën e parapagimit i cili mund të përdoret brenda 2 viteve nga lëshimi i tij.

WhatsApp